Lazio jashtë Conference League, Fiorentina në çerekfinale

Publikuar më: 16/3/2023, ora 23:21
fiorentina

Lazio jashtë Conference League, Fiorentina në çerekfinale

Publikuar më: 16/3/2023, ora 23:21

AZ Alkmaar e ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë po me të njëjtin rezultat Lazio-n, 2-1, duke e Eliminuar nga Conference League.

Italianët u befasuan në Olimpico në ndeshjen e parë dhe udhëtuan në Holandë me pretendimin për të përmbysur gjithçka, por sërish zhvilluan 90 minuta për t’u harruar, pasi vendasit dominuan takimin dhe në fund dolën sërish të fituar dhe siguruan një biletë për çerekfinalet e kësaj kupe.

Megjithatë, edhe këtë sezon, një skuadër italiane vijon të jetë ende në garë për të fituar trofeun, të cilin një vit më parë e mori Roma në finalen e zhvilluar në Tiranë. “Vjollcët” morën një fitore bindëse 1-4 në transfertën turke ndaj Sivassporit.