Macron shmang votimin në Parlament për rritjen e moshës së daljes në pension

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 17:06 | Bota
Macron shmang votimin në Parlament për rritjen e moshës së

Qeveria franceze do të vijojë me reformat jopopullore të pensioneve duke shmangur votimin në Asamblenë Kombëtare.

Edhe pse projektligji për ta rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 kaloi në dhomën e sipërme të enjten, ministrat e kuptuan se mund të mos fitonin mbështetjen e deputetëve.

Kryeministrja Élisabeth Borne përmendi nenin 49/3 të kushtetutës që i mundëson qeverisë të shmangë votën në Kuvend.

"Ne nuk mund të vëmë bast për të ardhmen e pensioneve tona dhe kjo reformë është e nevojshme," tha ajo gjatë seancës së zhurmshme në Dhomën e Ulët.

Ndërsa kryeministrja bënte të ditur lëvizjen e radhës, deputetët e krahut të majtë kënduan himnin kombëtar La Marseillaise teksa në duar mbanin pankarta ku shkruhej "Jo 64".

Fjalimi i saj u ndërpre më pas me thirrjet "Dorëheqje, dorëheqje!" Kalimi i projektligjit pa votim e ekspozon qeverinë ndaj një mocioni censure dhe rrezikon të shkaktojë trazira në vend.

https://a2news.com/2023/03/16/francezet-ne-greve-kundershtojne-planet-e-macron-per-rritjen-e-moshes-se-pensionit/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli