Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Mbreti” bëhet kockë e lëkurë

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 23:22 | Lifestyle

Një video nga një kopsht zoologjik në Kinë është bërë virale, pasi shfaqet një luan në gjendje të rëndë, tejet i dobësuar.

Shumë prej personave që kanë vizituar kopështin zoologjik kanë mbetur të tmerruar kur kanë parë luanin e quajtur Ala në atë gjendje të mjerueshme.

“Kjo është e tmerrshme. Nëse nuk keni mundësi ta ushqeni, dërgojeni në një kopsht zoologjik tjetër. Pse e lini të vuajë”, shkroi dikush në rrjetet sociale.

Ndërkohë, pasi pamjet u bënë virale dhe reagimet ishin të mëdha, reagoi edhe kopshti zoologjik duke thënë se luani është në atë gjendje për shkak të moshës dhe se nuk mund të përtypë ushqimin. Ata theksuan se Ala ushqehet me dietë të veçantë me proteina dhe copa të vogla mishi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë