Ndodh befasia e madhe në Europa League, Arsenali eliminohet pas penalltive

Publikuar më: 16/3/2023, ora 23:52
arsenalii

Ndodh befasia e madhe në Europa League, Arsenali eliminohet pas penalltive

Publikuar më: 16/3/2023, ora 23:52

Sportingu i Lisbonës ka bërë suprizën e madhe këtë të enjte në Europa League, duke eliminuar Arsenalin kryesues të Premier League, një nga skuadrat e vlerësuara si favorite për të fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në Europë.

Ndeshja e parë në Portugali ishte mbyllur në barazim 2-2 dhe u mendua se në Londër “topçinjtë” nuk do të hasnin vështirësi të mëdha, sidomos pas golit të parë të shënuar nga Xhaka. Megjithatë, portugezët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin në pjesën e dytë me Goncalves.

Në minutat në vijim, dy ekipet treguan kujdes për të mos pësuar dhe takimi shkoi te penalltitë ku portugezët u treguan më të saktë, duke siguruar biletën e çerekfinaleve të Europa League.