Nga prilli, paga minimale 40 mijë lekë, Rama: Reagim ndaj vështirësive të krijuara prej agresionit të Putinit
Nga prilli, paga minimale 40 mijë lekë, Rama: Reagim ndaj vështirësive të krijuara prej agresionit të Putinit
Kryeministri Rama, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se kanë nisur takimet me përfaqësues të sipërmarrjes private për të diskutuar mbi domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave.
Ai shtoi se qeveria po bën gati korrektimin e të gjithë skemës së pagave, pas rritjes së pagës minimale, e cila nga muaji prill do jetë në shifrën 40 mijë lekë.
“Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë lek. Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës”-shkruan Rama.