“Pse e bëri?!” Portieri i “thyen” ëndrrën dy herë djalit 6-vjeçar

Publikuar më: 16/3/2023, ora 18:33

“Pse e bëri?!” Portieri i “thyen” ëndrrën dy herë djalit 6-vjeçar

Publikuar më: 16/3/2023, ora 18:33

Tifozët e pranishëm në një ndeshje të kategorisë së dytë në Hungari u tërbuan pasi portieri nuk e lejoi dy herë një djalë 6 vjeç ta çonte topin në rrjetë.

Enok Varga kishte ëndërr të niste ndeshjen e kategorisë së dytë mes MTK Budapest dhe Diosgyori VTK. Kjo dëshirë e tij u realizua, por portieri i Diosgyori Zsombor Senko nuk e lejoi atë në dy raste të shënonte.

Ky veprim i portierit “çmendi” të pranishmit në stadium, të cilët reaguan në kor. Djali vrapo sërish në qendrën e fushës aty ku u mor nga i vëllai i tij dhe shpërtheu në të qara.

Pas ndeshjes, portieri kërkoi falje për veprimin e tij dhe e ftoi djalin e vogël të ishte i pranishëm në ndeshjen e radhës mes Diosgyorit dhe MTK-së.

Në rrjetet sociale shpërthyen menjëherë reagimet ndaj portierit, ku të shumtë ishin ata që ngrinin pyetjen se pse ai e bëri këtë veprim.