
Roma në çerekfinale të Europa League
Pas Juventusit, edhe Roma ka arritur të sigurojë një biletë për çerekfinalet e Europa League. Italianët e drejtuar nga Mourinho kishin përballë një ekip të fortë si Sociedadi, të cilët i mundën në ndeshjen e parë 2-0 në Olimpico, ndërsa në takimin e kthimit këtë të mërkurë arritën të merrnin një barazim pa gola.
Më tej kaluan edhe modestët belg të Royale Union SG, të cilët mposhtën 3-0 gjermanët e Union Berlinit. Ndërsa Leverkusen nuk e pati të vështirë ndaj Ferencvaros të cilët i mposhti 2-0 në ndeshjen e kthimit.
Më herët, Manchester United e ka mposhtur Real Betisin me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Marcus Rashford, i cili vulosi fitoren e “Djajve të Kuq” në minutën e 56’. Me fitoren e sotme, United e eliminon Betisin nga kjo garë, duke e mposhtur brenda dy ndeshjeve me rezultat bindës 5:1. Po ashtu, fitore dhe kualifikim morën edhe Feyenoordi e Juventusi. Gjiganti holandez e shkatërroi Shakhtar Donetskin me rezultatin e thellë 7:1, dhe e eliminon me rezultat të përgjithshëm 8:2.
Në anën tjetër, Juventusi pas fitores 1:0 në Itali, e mposht përsëri Freiburgun tani në Gjermani me rezultatin e pastër 2:0.