Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vjosa Park Kombëtar, ministrja tregon planin e menaxhimit

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 09:10 | Aktualitet
Vjosa Park Kombëtar, ministrja tregon planin e menaxhimit

Mirela Kumbaro, ministre e Mjedisit dhe Turizmit, e ftuar në studion e “Dita Jonë” në A2 CNN, tregoi se si u realizua kthimi i Vjosës në një park kombëtar.

“Është një bashkim forcash i shumë aktorëve dhe proces i gjatë. Ka vite që flitet për Vjosën, nga shoqëria civile deri te shkencëtarë vendas e të huaj, që e kanë konsideruar Vjosën si laborator natyror, ku gjallojnë specie të ndryshme. Por, unë do të shtoja se një pjesë e rëndësishme e këtij ekosistemi janë njerëzit që kanë banuar pranë lumit”, deklaroi Kumbaro.

Sipas ministres, “në një park kombëtar tregohet qartë se ku nuk lejohet asnjë ndërhyrje, që është shtrati i lumit”.

Mirela Kumbaro theksoi se tani nis ndarja e zonave, me organizatën kombëtare të zonave të mbrojtura dhe me partnerët amerikanë, ku do të tregohet se ku lejohet peshkimi, ku lejohen sportet ujore apo ku mund të zhvillohet agroturizmi.

“Koncepti ynë është ai i një zhvillimi të qëndrueshëm. Duhet t’i japim mundësi bashkive që janë pranë Vjosës për të përfituar nga agroturizmi dhe ekoturizmi”, tha ministrja e Mjedisit dhe Turizmit.

Kur u pyet se si do të ruhet ky park kombëtar, Kumbaro u përgjigj: “Detyra për ta ruajtur është e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Nuk e fsheh që kapacitetet që kemi gjetur aty nuk janë të mjaftueshme në krahasim me rritjen e territorit të mbrojtur. Pjesë e planit të menaxhimit është krijimi i një drejtorie të re rajonale të dedikuar për Vjosën. Kjo ka një kosto të shtuar, por shkon paralel me rëndësinë që i japim Vjosës”.

https://a2news.com/2023/03/15/vjosa-park-kombetar-80-mln-dollare-per-mosderdhjen-e-ujerave-te-zeza-ne-lume/
https://a2news.com/2023/03/13/lumi-i-vjoses-shpallet-park-kombetar/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani