Vuçiç përcjell ndërkombëtarët: Nuk nënshkruaj asgjë me Kurtin

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 19:23 | Ballkani
Vuçiç përcjell ndërkombëtarët: Nuk

Në një fjalim drejtuar kombit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk ka në plan të nënshkruajë asgjë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në takimin që do të mbahet në Ohër më 18 mars ku do të jenë të pranishëm dhe zyrtarë të lartë të BE dhe SHBA.

Lideri serb shpjegon se ndonëse pala kosovare dhe ajo serbe kanë dorëzuar propozimet e tyre, asnjë draft nuk ka mbërritur nga ana e Bashkimit Europian për zbatimin e planit europian që do të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Më 27 shkurt, Kurti dhe Vuçiç pranuan parimisht përmbajtjen e planit, ndërkohë BE u shpreh se po punon për detajet se si do të zbatohet ai në terren.

Më tej, Vuçiç tha se takimi me Kurtin nuk do të jetë një “ditë gjykimi”, dhe premtoi se do të përpiqet të bëjë atë që është më e mira për Serbinë.

“Të punojmë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, t’i ndërtojmë marrëdhëniet më të mira me Bashkimin Evropian dhe t’u përmbahemi fuqishëm vijave tona të kuqe. Nga kjo nuk heq dorë”, tha Vuçiç.

Kreu i shtetit serbe gjithashtu përsëriti se Serbia nuk do të heqë dorë nga kërkesa për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

https://a2news.com/2023/03/14/gjermania-pret-marreveshje-ne-oher-escobari-viziton-kosoven-dhe-serbine-pas-lajcakut/
https://a2news.com/2023/03/16/takimet-ne-oher-escobar-nuk-pres-nenshkrime-por-do-ti-hapet-rruga-perparimit-te-negociatave/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli