Berisha: Rama procedura joligjore kontrolli kundër Ahmetajt vetëm pse e kërcënoi

Nga A2 CNN
17 Mars 2023, 12:42 | Politikë
Berisha: Rama procedura joligjore kontrolli kundër Ahmetajt vetëm pse

Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama vendosi që të kontrollohet Arben Ahmetaj vetëm sepse u kërcënua nga ish-ministri.

“Ka një analogji me kontrollin që u bë te partnerja dhe ish-bashkëshortja e Ahmetajt. Organet ligjzbatuese kanë të drejtë të kontrollojnë në çdo rast, por kurrë në kundërshtim me procedurën ligjore. E kam denoncuar me qindra herë Ahmetajn, por ndaj atij dhe askujt tjetër, procedura joligjore nuk mund të përdoret, vetëm e vetëm pse kërcënoi Edi Ramën. E kërcënoi Ramën, i tha se ti je ai që ka mbledhur 17 firma për 24 orë, se unë si ministër nuk e bëja kurrë. Kërcënoi Don Agaçion, kërcënoi Erion Veliajn dhe tani nuk merret me thelbin, por bëjnë kontrolle pa autorizime. Të turpshme, kontrolle policeske të dënueshme”, tha Berisha.

“Rama mendoi se me këtë lajm do mund të eklipsonte lajmin për Olsi Ramën dhe Amant Josifin, mendoi se do eklipsonte shkrimet e tjera dhe tha se fajin e ka vibratori. Ky njeri nuk ngurron të përdorë çdo lloj mjeti në propagandën e tij vulgare për të mbrojtur veten e tij. Ndaj, duke dënuar qëndrimet prej gangsterëve për kontrollet pa autorizim, dënoj edhe qëndrimin që nuk guxojnë të prekin Arben Ahmetaj, se përfundojnë më keq se ai”, shtoi Berisha.

https://a2news.com/2023/03/15/bkh-kontrolloi-banesen-e-partneres-ahmetaj-ankimon-vendimin-ne-apel/
https://a2news.com/2023/03/10/verifikimi-per-ahmetajn-para-kontrollit-te-bkh-filter-menyres-se-krijimit-te-pasurive/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi