Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Cigarja elektronike, e konsumojnë 50% e nxënësve, specialistët thirrje për masa

Nga A2 CNN
17 Mars 2023, 15:17 | Aktualitet
Cigarja elektronike, e konsumojnë 50% e nxënësve,

Përdorimi i cigares elektronike nga fëmijët po merr përmasa të frikshme në vendin tonë.  Më shumë se gjysma e nxënësve në shkolla, 9-vjecare dhe të mesme e konsumojnë këtë produkte. Konstatimi dhe shqetësimi i mësuesve  bëhet publik  nga ekspertët e shëndetësisë.

Në shkollat 9-vjecare dhe të mesme  të Tiranës, rrallë mund të gjesh nxënës mbi 10 vjeç,  që nuk e ka provuar të paktën një herë  cigaren elektronike. Ata na thonë se pjesa më  madhe e shokëve dhe  shoqeve të tyre e kanë nga një të tillë.

Oborret dhe tualetet e shkollave janë vendet ku i konsumojnë më shpesh. Roland Shuperka, specialist për çështjet e duhanit, tregon për A2 se rrezikun tek të miturit nga përdorimi i cigareve elektronike dhe varësia që ato krijojnë.

Një cigare elektronike kushton nga 800 deri 1200 leke. Ky produkt tregtohet në pikat e shitjes së duhanit,  në markete e madje edhe në dyqanet pranë shkollave. Me ligj edhe cigaret elektronike nuk duhet t`u tregtohen personave nën moshën 18 vjeç.

Ekspertët e shëndetit publik ju bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të  rrisin ndërgjegjësimin e të rinjve për rrezikun nga përdorimi i cigareve elektronike si dhe të ndëshkojnë subjektet që u tregtojnë fëmijëve këto produkte.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani