Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dy PD-të në zgjedhjet vendore, Bylykbashi: Do t’i diskreditojmë të gjitha instrumentet e Ramës

Nga A2 CNN
17 Mars 2023, 21:30 | Politikë
Dy PD-të në zgjedhjet vendore, Bylykbashi: Do t’i

Këtë të premte në “Intervistë” me Merita Haklajn nënkryetari i Partisë Demokratike, të grupimit të Berishës, Oerd Bylykbashi komenton vendimet e marra deri më tani nga sistemi gjyqësor por edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me ngërçin mes të djathtëve.

Ndërsa theksoi edhe një herë qëndrimin e mbajtur deri më tani nga grupimi i Berishës se çështja e siglës së PD-së do të shkojë deri në organet ndërkombëtare të drejtësisë nëse është e nevojshme, Bylykbashi u zotua po ashtu se i gjithë sistemi, që sipas tij është vënë në shërbim të kreut të qeverisë, do të ekspozohet.

“E kemi detyrim që të ezaurojmë në maksimum hapat e brendshëm dhe pastaj t’u shkojmë mekanizmave të huaj. Do të diskretitojmë instrumentat që përdor Rama, KQZ, gjykatën,” deklaroi Bylykbashi.

Sipas tij, Edi Rama po “çmonton dhe monton” opozitën sipas interesave të tij, dhe “grupimi i Alibeajt po e ndihmon që t’ia arrijë qëllimit.”

“Koalicioni është mekanizmi që na siguron të futemi në zgjedhje, pavarësisht vullnetit të Ramës për të mos na lënë. Pavarësisht dakordësisë pengjeve që ka lënë Rama në PD për të penguar demokratët që të garojnë, kandidatët e tyre që të garojnë, që të marrin votën e të pakënaqurve për të rrëzuar rreshterët e Ramës në pushtetin vendor.”

Nënkryetari i PD-së theksoi se qëllimi i Ramës është që në këto zgjedhje vendore të fusë në zgjedhje në logo të PD-së, e cila do të performojë dobët në vota.

Ndërsa, sa i përket mbajtjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit në Tiranë dhe deklaratave të zyrtarëve të BE-së, Bylykbashi tha mesazhet për demokracinë dhe zgjedhjet e lira munguan pasi vendi ka emergjenca më të mëdha.

Sipas tij, llamba e kuqe e kriminalitetit në vend është emergjenca kriminale, dhe për këtë mesazhet nuk kanë munguar.

Si problematika të përmendura nga ndërkombëtarët në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, deputeti demokrat përmendi apelin e bërë së fundmi nga DEA, thirrjet për heqjen dorë nga amnistia fiskale dhe problematikat e emigracionit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë