Europa League, përsëritet sfida e finales së Tiranës, Juventusi me portugezët

Publikuar më: 17/3/2023, ora 13:24
fbl eur c3 draw 1 scaled 1 1080x720

Europa League, përsëritet sfida e finales së Tiranës, Juventusi me portugezët

Publikuar më: 17/3/2023, ora 13:24

Pas shortit në Champions League, edhe tetë ekipet e Europa League kanë mësuar fatin e tyre.  

Finalja e Conference League e luajtur sezonin e kaluar në Tiranë mes Romës dhe Feyenoord do të përsëritet sërish, me gjithë problematikat për rëndin publik.

Juventusi do të përballet me Sportingun e e Lisbonës, që dje eliminoi kryesuesit e Premier League, Arsenal.  Manchester United duket favorit ndaj një Sevilla në një sezon të dështuar, edhe pse ky turne është “shtëpia” e tyre. Ndërkohë, sfida e Leverkusen ndaj belgëve të Union Saint Gilloise duket e ekuilibruar.

Në gjysmëfinale, fituesja  e sfidës Juventus – Sporting Lisbona takon atë të sfidës Manchester United – Sevilla, ndërkohë ajo e Feyenoord – Roma sfidon fituesen e Leverkusen – Union Saint Gilloise.