
Hodhën sende në fushën e lojës, Kukësi e pëson nga Komisioni i Disiplinës
Komisioni i Disiplimës në Federatën e Futbollit ka ndëshkuar me 100 mijë lekë skuadrën e Kukësit, pas ndeshjes ndaj Teutës në Kupë, për hedhje të sendeve në fushën e lojës nga tifozët.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës:
FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Elbasani, Fabjan Tartari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Delvina sh.a, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.