Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi në SPAK, 7 kallëzime të depozituara kundër tij

Publikuar më: 17/3/2023, ora 10:46

Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi në SPAK, 7 kallëzime të depozituara kundër tij

Publikuar më: 17/3/2023, ora 10:46

Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Për të, në SPAK rezulton të jenë depozituar 7 kallëzime. Për 3 prej tyre është regjistruar procedim penal, për 2 të tjerë është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, ndërsa për 2 të tjera është vendosur mosfillim procedimi.

Aktualisht dy nga kallëzimet janë në fazë hetimi, por pa emër të regjistruar të Bushit.

Dy ditë më parë, kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, u arrestua me kërkesë të SPAK, bashkë me nënkryetaren e bashkisë dhe persona të tjerë, për abuzime me tenderin e ndërtimit të një ujësjellësi në një lagje të qytetit, me vlerë 2,8 milionë euro.