“Lufta e Tretë Botërore shumë pranë”, Vuçiç: Duhet të mbroj Serbinë

Publikuar më: 17/3/2023, ora 22:14
Shqiptaret nuk duan Asociacionin Vucic Perendimi me kercenoi nese nuk firmosim marreveshjen me Kosoven 1280x720

“Lufta e Tretë Botërore shumë pranë”, Vuçiç: Duhet të mbroj Serbinë

Publikuar më: 17/3/2023, ora 22:14

Një paralajmërim tmerrues ka bërë presidentit i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në lidhje me situatën ku ndodhet bota sot për shkak të luftës në Ukrainë, një ditë përpara takimit në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë një interviste për mediat vendase, Vuçiç u shpreh se bota është shumë pranë Luftës së Tretë dhe shtoi se detyra e tij është që të mbrojë Serbinë.

Vuçiç tha se serbët mund të përballen me pasoja demografike, juridike, por qëllimi është që shteti serb të jetë i sigurt dhe të evitohen konfliktet dhe luftërat e të tjerëve.

“Kjo është detyra jonë e shenjtë. S’mund të më thuash mua se çfarë janë emocionet, që unë jam i pazemër. Është detyrë e imja të jem i ftohtë, që ta ruajë paqen për fëmijët tanë dhe të shpëtoj jetët e mijëra njerëzve. Do të këmbëngulë në këtë gjë”,u shpreh Vuçiç.