Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mali i Zi “mbetet” në qendra votimi, të dielën zgjidhet Presidenti, më 11 qershor Parlamenti

Nga A2 CNN
17 Mars 2023, 15:50 | Ballkani
Mali i Zi “mbetet” në qendra votimi, të dielën

Mali i Zi do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 qershor. Data është zyrtarizuar nga presidenti Milo Gjukanoviç, i cili më herët dekretoi dhe shpërndarjen e parlamentit për shkak të dështimit të vazhdueshëm në formimin e mazhorancës së re.

Prej muajsh, Mali i Zi qeverisej nga kabineti i shkarkuar i kryeministrit, Dritan Abazoviç. Megjithatë malazezët do t’u drejtohen kutive të votimit që këtë të dielë, për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Shpresa e qytetarëve është që kriza e gjatë politike të marrë fund.

“Pres fitoren e Malit të Zi multietnik, civil dhe të barazisë, si dhe, sigurisht, që të kemi një jetë normale.”

NADA ANTIC, BANORE NË PODGORICË

“Ka shumë konfuzion dhe për shkak të kësaj gjendje ndodhemi në pasiguri të madhe.”

DRAGAN MANDIÇ, BANOR NË PODGORICË

Gara kryesore është mes presidentit aktual, pro perëndimorit Milo Gjukanoviç, me rivalët Andrija Mandiç, kryetar I Forntit Demokratik pro Serb dhe pro Rus si dhe pro evropianit, Jakov Milatoviç.

“Rizgjedhja ime si president është një garanci që Mali i Zi nuk do të futet në errësirën e ‘botës serbe’ pasi rruga evropiane është e ndriçuar nga drita një Mali të Zi civil, anti-fashist, multietnik dhe evropian.”

MILO DJUKANOVIC, PRESIDENT I MALIT TË ZI

“Ne nuk dëshirojmë të jemi njësoj si Milo Gjukanoviç! Nuk do të jemi si regjimi i tij!”

ANDRIJA MANDIC, KANDIDAT PËR PRESIDENT

“Gjukanoviç thotë se nuk ka grabitur asgjë. Por ne të themi se na vodhë gjënë më të rëndësishme, 33 vite jetë nga të gjithë ne këtu!”

JAKOV MILATOVIC, KANDIDAT PËR PRESIDENT

Sondazhet e përcaktojnë Gjukanoviçin favorit për t’u rizgjedhur si president i Malit të Zi, pavarësisht akuzave të kundërshtarëve për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Shteti i vogël ballkanik me 620 mijë banorë është i përçarë ndjeshëm mes atyre që identifikohen si malazezë dhe atyre si serbë që kundërshtojnë pavarësinë nga fqinji shumë herë më i madh. Një ndikim jo pak të vogël në Mal të Zi ka edhe Rusia.

https://a2news.com/2023/03/16/3-dite-para-zgjedhjeve-presidenciale-gjukanovic-shperndan-parlamentin/
https://a2news.com/2022/11/03/protesta-ne-malin-e-zi-ne-mbeshtetje-te-gjukanovic/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani