Meta me sipërmarrës të vegjël: Grante deri 20 mijë euro për çdo të ri deri në 25 vjeç që hap biznes

Publikuar më: 17/3/2023, ora 18:09
ilir meta 1080x720

Meta me sipërmarrës të vegjël: Grante deri 20 mijë euro për çdo të ri deri në 25 vjeç që hap biznes

Publikuar më: 17/3/2023, ora 18:09

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, zhvilloi një takim me disa sipërmarrës në biznese të ndryshme në Tiranë.

Meta u shpreh se partia që ai drejton propozon dhënien e granteve deri në 20.000 euro për çdo të ri dhe të re deri në 25 vjeç, që krijon një biznes social apo start-up.

“Kënaqësi të takohesha sot me të rinj dhe të reja, sipërmarrës në biznese të ndryshme në Tiranë. Partia e Lirisë propozon dhënien e granteve deri në 20.000 euro për çdo të ri dhe të re deri në 25 vjeç, që krijon një biznes social apo start-up.

Mbështetja e të rinjve për hapjen e bizneseve sociale,  inkurajimi më i madh që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe që shpopullimi të frenohet”, tha Meta.