Rama në Presidencë, takim me Presidentin Begaj. Diskutime për kreun e SHISH

Publikuar më: 17/3/2023, ora 08:37
Rama zbulon detajet e takimit me Presidentin Begaj 1280x720

Rama në Presidencë, takim me Presidentin Begaj. Diskutime për kreun e SHISH

Publikuar më: 17/3/2023, ora 08:37

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Presidentin Bajram Begaj.

Sipas burimeve të A2 CNN, fokusi i diskutimeve mes Begajt dhe Ramës ka qenë zgjedhja e kreut të ri të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), insitucion që pas dorëheqjes së Helidon Bendos është drejtuar nga nëndrejtori Olian Kanushi.

Gjithashtu, ky takim vjen dy ditë para se kreu i qeverisë të niset për një vizitë në Greqi, ku do të takohet me homologun grek, Presidentin dhe Kryetarin e Parlamentit të vendit fqinj. Kujtojmë që nga takimi i fundit i Ramës me Begajn, në 6 janar, ku është diskutuar për ndryshimet e ambasadorëve, kjo çështje ende nuk është zgjidhur.