VAR-i i mohon golin Çekiçit ndaj Galatasaray-t, shënon Rashica

Publikuar më: 17/3/2023, ora 21:23

VAR-i i mohon golin Çekiçit ndaj Galatasaray-t, shënon Rashica

Publikuar më: 17/3/2023, ora 21:23

Milot Rashica shënoi në ndeshjen e kësaj të premteje për Galatasaray-n, por në fund ishte mesfushori shqiptar Endri Çekiçi ai që festoi, pasi Konyaspor fitoi 2-1.

Në minutën e 75-të, trajneri vendas hodhi në fushë edhe pogradecarin Endri Çekiçi, që duket se i solli fat të tijve.

Madje në minutën e 89-të, mesfushori shqiptar arriti të shënonte, por për fat të keq, goli u anulua për pozicion jashtë loje.