Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vrasja e Jan Prengës, rifillon gjykimi ndaj të akuzuarve

Nga A2 CNN
17 Mars 2023, 14:18 | Kronikë
Vrasja e Jan Prengës, rifillon gjykimi ndaj të akuzuarve

Në Gjykatën e Posaçme rifilloi sot, pas një viti pezullim për shkak të mosmarrjes dijeni personalisht, gjykimi në mungesë i çështjes penale ndaj të pandehurve Dritan Rexhepi, i arrestuar në Ekuador dhe Gentian Funiqi, i arrestuar në Spanjë.

Rexhepi është i dyshuari kryesor për trafikimin e kokainës në Europë nga Amerika Latine, pjesë e organizatës kriminale të emërtuar “Kompania Bella”. Ai së bashku me Gentian Funiqin janë të dyshuar si porositësit e rrëmbimit të Jan Prengës, janarin e vitit 2020 në Kamëz, si presion për vëllanë e tij, që kishte vjedhur një sasi droge në Angli. Prenga ndërroi jetë, ndërsa ende nuk është gjetur trupi i tij.

Gjithashtu, rifilloi gjykimi edhe për Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Geshtenja e Artan Docaj, të akuzuar si grup i strukturuar kriminal për rrëmbimin e Jan Prengës.                                                     

Për të njëjtin rast,  dje filloi gjykimi në mungesë edhe i Altin Hajrit, edhe ky i akuzuar për të njëjtat akuza.

Në shtatorin e vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm një nga të akuzuarit përngjarjen, Festim Bexhdilin, i vetmi i arrestuar për rastin, ish-kopshtar në kompleksin “Golden” në Shijak.

https://a2news.com/2022/09/29/rrembimi-i-jani-prenges-gjykata-e-posacme-denon-me-burgim-te-perjetshem-festim-bexhdilin/
https://a2news.com/2020/02/18/momentet-e-fundit-te-jan-prenges-para-rrembimit/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli