Ambasadorja dhe Presidenti, shëtitje pranverore nga Liqeni

Publikuar më: 18/3/2023, ora 12:41
Untitled collage 1 4 1280x720

Ambasadorja dhe Presidenti, shëtitje pranverore nga Liqeni

Publikuar më: 18/3/2023, ora 12:41

Ecjes nga liqeni nën diellin e pranverës në kryeqytet nuk i ka shpëtuar as ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila e ka bërë një gjë të tillë së bashku me presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Ambasadorja ka shpërndarë edhe një foto, ndërsa shkruan se është nder për të të kalojë kohë me presidentin Begaj.

“Gjithmonë është nder të kaloj kohë me Presidentin Bajram Begaj, por sidomos për të ecur dhe biseduar së bashku në këtë ditë të bukur pranvere në Tiranë”, ka shkruar ambasadorja Kim krahas fotos.