Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Çfarë moti do të ketë përtej fundjavës?!

Nga A2 CNN
18 Mars 2023, 21:41 | Moti
Çfarë moti do të ketë përtej fundjavës?!

Megjithë motin e freskët gjatë orëve të natës dhe mëngjesit, ditët e fundjavës sollën pranverën në të gjithë vendin. Termometri i mesditës ka qëndruar në vlerat tipike të stinës duke shënuar nga 10-14°C në zonat malore deri në 19 - 21°C në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare.

Këto vlera pranverore do të vijojnë jo vetëm gjatë javës tjetër, por me ndonjë luhatje të lehtë, do të shënohen deri në fund të muajit mars.

Edhe tabloja e motit të pranverës me kthjellime që ndërpriten nga kalime të shpejta vranësirash do të rezistojë gjatë javës që vjen, përjashtuar ditën e martë e cila do të sjellë reshje afatshkurtra shiu në zonat jugore dhe më pak në zonat qendrore.

Kthjellimet rikthehen të mërkurën për të vijuar gjatë gjithë javës. Me një parashikim më afatgjatë deri në fund të muajit, përveç datës 21 mars, pritet edhe një episod me reshje afatshkurtra në ditët e fundit të marsit ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë vetëm luhatje të lehta gjatë gjithë periudhës së mbetur të marsi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani