Covidi rriti infarktet, pas pandemisë më shumë pacientë me probleme kardiovaskulare

Publikuar më: 18/3/2023, ora 16:30

Covidi rriti infarktet, pas pandemisë më shumë pacientë me probleme kardiovaskulare

Publikuar më: 18/3/2023, ora 16:30

Pandemia e koronavirusit ka rritur numrin e pacientëve me probleme të zemrës. Mjekët kardiologë konstatojnë rritje të infarkteve tek individët që kanë kaluar Covidin.

Trompozat dhe embolitë pas sëmundjes janë shkaku kryesor i infarkteve tek këta persona. Zemra nuk po kursen  as të rinjtë.  

Mjekët e qendrës spitalore “Nënë Tereza” thonë se  sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekjet prej tyre po ndodhin edhe në moshat nën 40 vjeç.

Gjatë një konferencë shkencore në Indi për sëmundjet kardiovaskulare u theksua se  52% e vdekjeve në botë kanë shkak zemrën.

Ndërkohë mjekët shqiptare pritet të aplikojnë teknika të reja për trajtimin e këtyre sëmundjeve siç është implantimi i valvulës së aortës pa hapje kraharori.