
Dortmund luan tenis me Koln, Haller dhe Reus në formën më të mirë
Dortmund ka fituar me rezultatin e thellë 6-1 përballë Koln duke marrë edhe njëherë përkohësisht vendin e parë në kampionat.
Haller dhe Reus ishin protagonistët e këtij takimi duke shënuar nga dy herë, për të lënë pas zhgënjimin e javës së kaluar ku verdhezinjve iu rrëshkiti 3 pikëshi vetëm në minutat e fundit.
Tashmë Dortmund duhet të presë një hap fals të Bayern, i cili luan të dielë në transfertë përballë Leverkusen.