
Fitore me 3 yje e Udinezes ndaj Milan, shënon dhe Ibrahimoviç
Milani është mundur me rezultatin e pastër 3-1 në ndeshjen e 27 të Serie A përballë rivalëve të Udinezes duke vënë në rrezik vendin për Champions në sezonin e ardhshëm.
Vendasit u treguan më luftarakë në këtë ndeshje duke kaluar të parët në avantazh me Pereyra vetëm në minutën e 9 të takimit.
Për kuqezinjtë barazoi Ibrahimoviç, nga një penallti që u godit dy herë prej suedezit. Por pa mbaruar pjesa e parë Udineze shënoi dhe golin e dytë.
Në minutat e mbetura ndeshja u tensionua pasi Milani kërkonte me çdo kusht të shënonte, por la hapësira dhe në të 70 Ezibueh ndëshkoi përfundimisht kuqezinjtë.
Tashmë Milani renditet në vendin e katërt me 48 pikë e ndjekur këmba-këmbës nga Roma që të dielën luan derbin ndaj Lazios.