Jasir Asani, ish-lojtari i Partizanit, i cili aktualisht luan në Korenë e Jugut, ishte një nga risitë e listës së Sylvinhos.
Kjo ftesë duket se e ka ndezur 27-vjeçarin, i cili ka realizuar 3 gola në fitoren e thellë, 5-0, të skuadrës së tij Gëangju FC ndaj Incheon.
Pas 4 javëve të para të luajtur në Korenë e Jugut, Asani e sheh veten në krye të listës së golashënuesve me 4 realizime. Tashmë pritet për t’u parë nëse trajneri Sylvinho do të vendosë t’i japë minuta aktivizimi sulmuesit ndaj Polonisë.