Ndërron jetë aktori i famshëm amerikan

Nga A2 CNN
18 Mars 2023, 09:03 | Showbiz

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare aktori i famshëm amerikan Lance Reddick, i cili ka marrë pjesë në serialin e HBO, The Wire, ndërsa ka luajtur rolin e Charon në filmat aksion-triller të John Wick.

Ai ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur të premten në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.

“Lance do të na mungojë shumë. Ju lutem respektoni privatësinë e familjes së tij në këtë moment të vështirë”, tha publicistja e tij Mia Hansen.

Reddick pati një karrierë 25-vjeçare në aktrim, ku mori pjesë në dhjetëra fila. Po ashtu, ai ishte edhe muzikant.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni