
Një pikë mbijetese për Everton, Chelsea “rrëzohet” në fund
Everton ka marrë një pikë me shumë rëndësi për mbijetesën në ndeshjen e radhës në transfertë përballë Chelsea, ku barazoi me rezultatin 2-2.
“Blutë” e Londrës bën një hap fals në këtë ndeshje që do t’i afronte edhe më shumë me zonën europiane për sezonin e ardhshëm.
Ndonëse ishin superior përgjatë gjithë ndeshjes, djemtë e Potter humbën vigjilencën dhe shpërdoruan shumë përpara portës së miqve.
Chelsea kaloi në avantazh në minutën e 53 me anë të Joa Felix. Në të 69 një përgjumje e vendasve solli barazimin momental për Everton me anë të Doucoure.
Në 76-ën Havertz shënoi nga 11 metërshi, por duket se asgjë nuk kishte përfunduar, pasi miqtë gjetën golin me Simms në minutën e 90 që vulosi dhe fatin e këtij takimi.