
Një shënues si ai! Uzuni realizon golin e 20 në kampionat
Myrto Uzuni vijon të tregojë formën e mirë në ligën e dytë spanjolle duke shënuar një tjetër gol dhe dhënë sinjale mjaft të mira për trajnerin Sylvinho, në prag të ndeshjes ndaj Polonisë për eliminatoret e Europianit.
Sulmuesi beratat gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30 të takimit që Granada po luante në transfertë përballë Albacetes.
27-vjeçari i mori kohën mbrojtësit duke mposhtur pa shumë problem portierin kundërshtar dhe shënuar në këtë mënyrë golin e 20 në këtë kampionat.
Në pjesën e dytë, Uzuni kontribuoi sërish për ekipin pasi dha asistin në golin e dytë të shënuar nga Sanchez
Aktualisht, Granada renditet në vendin e dytë të kampionatit me 58 pikë duke pasur mundësi reale që vitin e ardhshëm të ngjitet mes më të mirave të futbollit spanjoll.