PD me seli të re

Publikuar më: 18/3/2023, ora 15:00

PD me seli të re

Publikuar më: 18/3/2023, ora 15:00

Tanimë Partia Demokratike zyrtare e Shqipërisë nën drejtimin e Enkelejd Alibeaj ka seli të re. Me argumentin se nuk duan të kenë një “8 Janar” të dytë, grupimi Alibeaj ka zgjedhur të marrë zyra të reja, adresën e të cilave e shënoi edhe tek deklarata solemne që depozitoi në KQZ për regjistrimin e PD në zgjedhje.

Godina ndodhet pranë kryesisë së kuvendit, rruga “Donika Kastrioti”, hyrja e parë. PD po njofton të gjithë institucionet publike për adresën e re të godinës qendrore të demokratëve.

Këtë javë pritet që në këto ambiente të mbahet mbledhja e kryesisë dhe grupit parlamentar.