Guindo mposht Vllazninë, Egnatia dhe Teuta ndajnë nga një pikë

Publikuar më: 19/3/2023, ora 15:10
laci vllaznia 1280x720

Guindo mposht Vllazninë, Egnatia dhe Teuta ndajnë nga një pikë

Publikuar më: 19/3/2023, ora 15:10

Laçi ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Vllazninë, duke i larguar shkodranët edhe më shumë nga objektivi i titullit kampion.

Bardhezinjtë shënuan dy gola në pjesën e parë, me anë të Guindo, i cili ndëshkoi Zogoviçin në minutat 32 dhe 43.

Në pjesën e dytë, Laçi kontrolloi pa shumë probleme rezultatin dhe mori 3 pikë që e ngjisin në kuotën e 33 pikëve, në vendin e 8. Ndërkohë, Vllaznia vijon të mbetet në vendin e pestë, me 37 pikë pas javës së 26 të Kategorisë Superiore.

Ndërkohë, Egnatia dhe Teuta barazuan 1-1, me golat e shënuar në pjesën e parë nga Kasa (26’) dhe Gruda (38’). Durrsakët kishin mundësinë e artë për të fituar, por në minutën e 93-të, Kallaku humbi një 11-metërsh.

Pas këtij rezultati, Egnatia ngjitet në vendin e tretë, me 38 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e 7, me 34 pikë.