Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Aplikacioni Akt1vist, Berisha: Mjet terrori mbi qytetarët dhe zgjedhësit

Nga A2 CNN
20 Mars 2023, 15:28 | Politikë
Aplikacioni Akt1vist, Berisha: Mjet terrori mbi qytetarët dhe

Në deklaratën e të hënës Sali Berisha denoncoi përdorimin e aplikacionit Aktivist nga administrata publike. Sipas tij, ky aplikacion është krijuar nga Partia Socialiste e kryeministrit Rama për të mos lejuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Jam sot para jush për t’iu bërë thirrje të gjithë punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e megakrimit elektoral të përdorimit të Akt1vistit për qëllime të mbështetjes së pushtetit të krimit. Akt1vist është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Është i dënueshëm në ligjin kombëtar, sepse është dëshmi flagrante e shndërrimit të narko-shtetit të Edi Ramës, në një narko-shtet elektoral”.

Berisha tha se ky aplikacion shkel rregullat themelorë të rrjeteve sociale, si një makineri e dhunimit masiv të votës, ndaj paralajmëroi: “PD do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjore ndaj këtij instrumenti terrori, si brenda vendit, ashtu edhe në institucionet respektive, pranë rrjeteve sociale nëpërmjet te cilave përdoret ky aplikacion antiligjor”.

Një ballafaqim dhe me lëvizjet e qeverisë Rama ndërsa u afrohemi zgjedhjeve vendore. Nismën për rritjen e pagës minimale në 40 mijë Lekë, Berisha e quan premtim elektoral, por vetë premton se do të depozitojë në Kuvend një projektligj për dyfishim të pagave.

“Pagat e ulëta duhet të dyfishohen, dhe ne i garantojmë të gjithë punonjësit se pagat në të gjithë piramidën e administratës shtetërore do  të dyfishohen. Por këto akte nuk merren kurrë në një vend demokratik para zgjedhjeve me qëllim për të ndikuar votën e qytetarëve. Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është thjesht një demagogji, pasi ajo nuk bëhet me vullnet, ajo është një thirrje thjesht propagandistike”.

Ish-kryeministri u bëri thirrje të gjitha kompanive private që gjithashtu të dyfishojnë rrogat e ulëta të punonjësve.

https://a2news.com/2023/02/10/skam-nevoje-te-me-beje-rama-likebrace-nuk-e-di-cfare-eshte-aktivisti-nuk-jam-pjese/
https://a2news.com/2023/02/27/aktiv1st-sa-pike-ke-31-minuta/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani