Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Shqipëria në Poloni, Cikalleshi kërkon një mrekulli si në Aveiro

Nga A2 CNN
20 Mars 2023, 14:48 | Futboll
Shqipëria në Poloni, Cikalleshi kërkon një mrekulli si

Në vitin 2023, për të përsëritur 2014-ën. Shqipëria nis kualifikueset e Europianit 2024 në fushën e Polonisë, ekipit më të fort të grupit kualifikues. Si nëntë vjet më parë, me fitoren në Portugali kuqezinjtë do të synojnë befasinë. Fitorja do të ishte një hap i madh drejt objektivit të deklaruar, por duke mos harruar gabimet në dy përballjet e humbura ndaj Lewandowskit në kualifikueset e Botërorit 2022.

“Polonia është ekipi më i fortë në grup. Duke nisur dhe nga kualifikueset e kaluara në Portugali, shpresoj të kemi të njëjtën vazhdimësi. Si ne dhe trajneri në këtë kohë të shkurtër të bëjmë maksimumin për të shkuar në Varshavë për të bërë më të mirën. Mund të bëhet një nga ndeshjet më të vështira, por edhe një ndeshje që mund të na japi shtysën për t’u kualifikuar. Pavarësisht sekush është kundërshtari në fushë futesh për të fituar ndeshjen. Plan B mund të jetë dhe barazimi. Unë nuk e kam menduar edhe me Francën ose Anglia, kemi shkuar për të fituar. Kemi tentuar më të mirën, pastaj të marrin gjysmën e të keqes. Do të shkojmë për të fituar ndeshjen dhe me grupin që kemi mendoj se mund të marrim një rezultat pozitiv”, tha Sokol Cikalleshi, futbollist i Kombëtares.

Në moshën 27-vjeçare, pas të paktën 5 vjetëve pritje, më në fund Jasir Asani realizoi ëndrrën për të veshur ngjyrat kuqezi. Për Kombëtaren, djaloshi nga Shkupi braktisi moshat e Maqedonisë së Veriut.

“Çdo shqiptar nga Maqedonia e pret ftesën nga Kombëtarja shqiptare, sepse jemi shqiptar dhe do të japim më shumë se 200% nga vetja që ta pranojmë. Ëndrra ime ka qenë që të luaj për Kombëtaren shqiptare. E kam pranuar me shumë dëshirë. Edhe familja ime ka qenë shumë e lumtur për ftesën. Ne do të shkojmë për fitoren. Të japim maksimumin dhe të dalim me një rezultat pozitiv”, tha Asani.

Shqipëria do të luajë me Poloninë të enjten më datë 27 mars. Sfida në Varshavë do të nisë prej orës 20:45.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani