Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi në balotazh, caktohen dy kandidatët

Nga A2 CNN
20 Mars 2023, 08:03 | Ballkani
Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi në balotazh, caktohen dy

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç mbetet pretendenti kryesor për të rifituar një tjetër mandat tjetër, ndonëse nuk arriti të merrte shumicën e nevojshme që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të dielën.

Politikani veteran, i cili mori rreth 35% të votave do të përballet në balotazh më 2 prill me ish-ministrin properëndimor të ekonomisë Jakov Milatoviç që u votua nga 29.3 për qind e qytetarëve.

Kandidati i Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Andrija Mandiç siguroi 19.1 për qind të votave, ndërkohë që pjesa tjetër u nda mes garuesve të tjerë.

Sipas raporteve paraprake të vëzhguesve dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dita e zgjedhjeve kaloi e qetë dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/mali-i-zi-mbetet-ne-qendra-votimi-te-dielen-zgjidhet-presidenti-me-11-qershor-parlamenti/

A2 CNN Livestream

Latest Videos