Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Në Angli janë të sigurt, Conte e ka mbyllur me Tottenham

Nga A2 CNN
21 Mars 2023, 12:26 | Futboll
Në Angli janë të sigurt, Conte e ka mbyllur me Tottenham

Një Angli janë të sigurt. Aventura e Antonio Contest e Tottenham ka përfunduar. Sipas asaj që shkruan “The Telegraph” zyrtarizimi i ndarjes së palëve do të vijë brenda kësaj jave.

Deklaratat e ashpra të së shtunës pas barazimit kundër Sauthampton u përshkallëzua me vendimin përfundimtar të pronarit të klubit Daniel Levy. Pas zhgënjimit në kampionat, Conte foli ashpër ndaj mentalitetit të lojtarëve në këtë klub të cilët kanë ego të pamjaftueshme për të arritur te trofetë.

Diçka e tillë ka sjellë një krisje të pashërueshme midis tij dhe klubit londinez. Kontrata e trajnerit italian e parashikuar deri në fund të qershorit duket e destinuar të përfundojë shumë më shpejt.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu