Politika të reja për strehimin, Rama: Do të përfitojnë çiftet e reja në mjekësi, ushtri e polici

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 18:56 | Politikë
Politika të reja për strehimin, Rama: Do të përfitojnë

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të ketë një godinë të re të spitalit për sëmundjet e brendshme me 345 shtretër.

Përtej këtij investimi në infrastrukturë, Ministrja e Shëndetësisë, përmendi ndërhyrjet e reja që do të mund të bëhen në këtë spital: “Po ecim përpara për transplantin e palcës së kuqe. Do të kemi të unifikuar shërbimin e urgjencës për sëmundjet e brendshme dhe kirurgjikale”.

Por, godinat duan dhe punonjës dhe eksodi i mjekëve tashmë po pranohet nga kryeministri si problem që duhet adresuar. Qeveria ka menduar dy mënyra për të penguar largimin e të rinjve profesionistë për një punë në vendet perëndimore. E para lidhet me masat shtrënguese: “Diplomën do ua japin vetëm pasi të mbarojnë praktikën. Financimet me bursa do të bëhen vetëm pasi të kemi rënë dakord që për një periudhë të caktuar nuk do të largohen nga vendi”.

Iniciativa e dytë që po përgatitet është një politikë e re për strehimin, premtim që në fushatë zgjedhore u vjen në ndihmë edhe kandidatëve për kryebashkiakë ta përfshijnë në programet të punës.

“Çifteve të reja në mjekësi, ushtri dhe polici, do t’u mundësojmë lehtësira në strehim”, deklaroi kryeministri.

Mjekëve u tha se korrupsionin në radhët e tyre do ta luftojë me vlerësim në bazë të performancës.

Por, krahasimin vijon ta bëjë përmes batutash me kohën e demokratëve në pushtet: “Disa kohë më parë nuk dihej se kush kishte ardhur për të bërë operacion gjoksin dhe kush kishte ardhur për të blerë sutjena”.

Qeveria i premtoi stafit mjekësor se në QSUT do të vijojnë investimet në godinat e vjetra si dhe me futjen e pajisjeve moderne. 

https://a2news.com/2022/05/19/strehimi-social-ndertuesit-do-te-dhurojne-3-te-siperfaqes-shtese-mbi-2-mije-m2/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu