Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kosova përgatitet për Izraelin, Berisha: Asgjë e pamundur!

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 10:41 | Futboll
Kosova përgatitet për Izraelin, Berisha: Asgjë e pamundur!

Optimizëm dhe atmosferë pozitive. Kombëtarja e Kosovës vijon përgatitjet intensive në kuadër të duelit të parë kualifikues për Europianin e 2024.

Dardanët e drejtuar nga Alain Giresse zhvilluan seancën e radhës stërvitore me intensitet të plotë dhe të gjithë lojtarët janë në formë të mirë për duelin e së shtunës.

I këtij mendimi është dhe Valon Berisha, i cili në konferencën për shtyp u shpreh se pavarësisht kundërshtarëve të vështirë në grup, ai beson te kualifikimi.

"Është një ndeshje shumë e rëndësishme, në të cilën duhet që së paku të marrim një pikë jashtë. Normal, fitorja është ajo që duam, por me rëndësi është të mos humbim. Misioni i kualifikimit a është i mundur? Besoj që po. Ajo që është kryesore për ne është se shumë lojtarë kyç në kombëtare janë duke luajtur rregullisht në ekipet e tyre dhe janë në formë të mirë. Ky ndoshta ka qenë edhe fakti që është kërkuar më së shumti te kombëtarja jonë, për të sjellë formën e tyre të mirë dhe të jenë të gatshëm për të dhënë maksimumin për Kosovën’’, tha Alain Giresse.

Kosova do të luajë me Izraelin më 25 mars me duelin që do të nisë në orën 18:00, ndërsa 3 ditë më vonë pret Andorrën në shtëpi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë