Për herë të parë në tre dekada, Italisë do t’i mungojnë juventinët

Publikuar më: 23/3/2023, ora 19:46
231138229 6c5c5030 da9a 436c 8c9b 806673dd557a 1271x720

Për herë të parë në tre dekada, Italisë do t’i mungojnë juventinët

Publikuar më: 23/3/2023, ora 19:46

Ndeshja midis Italisë dhe Anglisë do të shënojë edhe një rekord statistikor që deri para disa vitesh do të cilësohej si i pamundur.

Kur në 1982 Italia fitoi titullin e kampionit të botës, 6 prej titullarëve vinin nga një ekip i vetëm, mite si Zoff, Cabrini, Gentile, Scirea, Tardelli, Rossi, aq sa mediat filluan ta quanin ItalJuve.

Kur në 1982 Italia fitoi titullin e kampionit të botës, 6 prej titullarëve vinin nga Juventusi, mite si Zoff, Cabrini, Gentile, Scirea, Tardelli, Rossi

Fitoret italiane janë asociuar gjithmonë me “Zonjën e Madhe” bardhezi. Pesë juventinë ishin të pranishëm tek titullarët italianë që fituan po të njëjtin trofe në vitin 2006, (Buffon, Cannavaro, Zambrotta, Camoranesi, Del Piero), katër ndër fituesit e Europianit në 2021: Bonucci, Chiellini, Chiesa Bernardeschi.

Pesë juventinë ishin të pranishëm tek titullarët italianë që fituan po të njëjtin trofe në vitin 2006

Por pas 29 vitesh, ekipi i drejtuar nga trajneri Roberto Mancini nuk do të ketë juventinë as tek titullarët dhe as në stol, me të vetmin Bonucci që ndodhet në tribunë.

Katër ndër fituesit e Europianit në 2021: Bonucci, Chiellini, Chiesa Bernardeschi

Në këtë risi për “Azurrët” nuk është shkaktare vetëm gjendja e keqe e ekipit nga Torino por edhe koincidencat, si dëmtimi i orëve të fundit të Federico Chiesa, dëmtimi i Bonuccit dhe elementët e rinj si Fagioli dhe Miretti që ende nuk kanë besimin e plotë të trajnerit.