
Pula e pjekur vë në vështirësi kombëtaren e Holandës
Rikthimi i Ronald Koeman si trajner i Holandës, në ndeshjen kundër Francës, duket se do të jetë me shumë probleme.
Sipas Federatës së Futbollit të Holandës, 5 lojtarë janë larguar nga grumbullimi për shkak të një virusi që i preku pasi hëngrën pulë të pjekur. Bëhet fjalë për Sven Botman, Cody Gakpo, Matthijs de Ligt, Joey Veerman dhe Bart Verbruggen.
Mediat holandeze thonë se helmimi i së mërkurës nuk i lejon që të luajnë ndaj nënkampionëve të botës.
Menjëherë, Ronald Koeman vendosi që të thërrasë 3 futbollistë të tjerë për t’i zëvendësuar. Ata janë Ryan Gravenberch (Bayern Munchen), Kjell Scherpen (Vitesse) dhe Stefan de Vrij (Inter).