Rekordi i radhës, që pritet të thyejë Cristiano Ronaldo nëse del sot në fushë me Portugalinë

Publikuar më: 23/3/2023, ora 08:46

Rekordi i radhës, që pritet të thyejë Cristiano Ronaldo nëse del sot në fushë me Portugalinë

Publikuar më: 23/3/2023, ora 08:46

Portugalia do të presë sot Lihtenshtajnin në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit UEFA 2024.

Superylli 38-vjeçar Ronaldo, nëse i jepet mundësia të luajë kundër Lihtenshtajnit, do të hyjë në histori duke rrëmbyer i vetëm titullin e lojtarit që ka luajtur më shumë ndeshje ndërkombëtare, duke arritur në total 197 të tilla me Kombëtaren.

Ronaldo e ndan këtë rekord me golashënuesin më të mirë të Kuvajtit, Bader Al-Mutawa me 196 herë.

Ronaldo bëri debutimin e tij për kombëtaren portugeze në një ndeshje miqësore kundër Kazakistanit në vitin 2003.

Futbollisti yll mban titullin “Lojtari që ka shënuar më shumë gola në fanellën e kombëtares”, me 118 gola në 196 ndeshje që ka luajtur që atëherë.

Në shtatorin e kaluar, Ronaldo kaloi Ali Daein për t’u bërë “i zoti” i rekordit për më shumë gola të shënuar nga një lojtar i kombëtares me 109 gola.