
“Shpresat” fitojnë miqësoren para ndeshjes me Poloninë
Shqipëria U21 fitoi 2-1 kundër Azerbajxhanit, në miqësoren e luajtur në Turqi. Kuqezinjtë e Alban Bushit triumfuan me golat e Stiven Shpendit (43’) dhe Adrion Pajazitit.
Kombëtarja jonë U21, e drejtuar nga Alban Bushi, luajti këtë formacion: Simoni, Mjaki, Buxhelaj, Gjini, Mitaj, Ismaili, Kurtulan, Berisha, Pajaziti, Shpendi dhe Toçi.
Pas katër ditësh do të luhet miqësorja e radhës, ndaj Polonisë.