
Tottenham dhe Conte ndajnë rrugët me njëri-tjetrin, në mes 5 milionë euro
Mungon vetëm zyrtarizimi! Eliminimi nga Champions League, si dhe rezultatet negative në Premier League kanë bërë që Antonio Conte dhe Tottenham të mbyllin më shpejt çfarë pritej, rrugëtimin e tyre.
Në mediat angleze raportojnë se është thjesht çështje orësh që italiani të largohet nga Londra ndonëse marrëveshja që ai kishte me klubin anglez përfundonte në qershorin e ardhshëm.
Tottenham është gati t’i paguajë dhe 5 milionë euro dëmshpërblim për prishje të kontratës përpara kohe.
Nga ana tjetër, dhe futbollistët vijojnë të ushtrojnë presion mbi drejtuesit dhe kërkojnë sa më shpejt shkarkimin e trajnerit italian që me sa duket nuk ka më kthim pas.
Antonio Conte mori drejtimin e Tottenham pas largimit të Jose Murinhos në sezonin 2020-2021, ndërsa suksesin më të madh e arriti në finalen e Carabao Cup kundër Manchester City.
Emri që përflitet më së shumti se mund të zëvendësojë 53-vjeçarin është ai i Rayan Meison.