Argjentina feston me tifozët, perla numër 800 e Messi-t

Publikuar më: 24/3/2023, ora 10:46
ARGJENTINE PANAMA 2 0 MESSI FESTA frame 2150 1280x720

Argjentina feston me tifozët, perla numër 800 e Messi-t

Publikuar më: 24/3/2023, ora 10:46

Më tepër se miqësore me Panamanë, ndeshja e Argjentinës në stadiumin Monumental ishte festë për kupën e botës.

Pritje madhështore për heronjtë e Albiceleste-s, në impiantin e mbushur me kapacitet të plotë, ku tifozët kënduan dhe brohoritën për heronjtë e tyre. Nga kapiteni Leo Messi, te trajneri Scaloni.

Emocionet e forta u përjetuan prej fillimit të ndeshjes, ku në momentin e himnit, shumë prej lojtarëve shpërthyen në lot.

Të gjithëve përveç Leo Messit. Dhjeta e Argjentinës qeshte nga kënaqësia. I kënaqur që shihte pasionin dhe entuziazmin e tifozëve për përfaqësuesen.

Pleshti nuk zhgënjeu as në fushë. Në pjesën e parë iu afrua golit me goditje dënimi, që u ndal nga traversa.

Goli i parë i albicelestëve erdhi pikërisht pas zhvillimeve të goditjes standarde të yllit të ekipit, që u përplas në kryqëzimin e shtyllave. Në këtë rast, ishte Almada ai që shfrytëzoi topin e kthyer duke e dërguar në rrjetë.

Leo Messi shënoi në sekondat e fundit, pasi përmirësoi shënjestrën në tentativën e tretë nga goditje dënimi.

Perla numër 800 e yllit të Argjentinës në karrierë dhe goli numër 99 me Seleçión. Festa e lojtarëve me tifozët vazhdoi me këngë dhe kërcime në fushë, me ëndrrën se triumfi do të vazhdojë.