Kamionin e mori rryma e ujit, gjendet pas 10 ditësh trupi i pajetë i shoferit

Publikuar më: 24/3/2023, ora 15:02

Kamionin e mori rryma e ujit, gjendet pas 10 ditësh trupi i pajetë i shoferit

Publikuar më: 24/3/2023, ora 15:02

Është gjetur pas 10 ditësh trupi i shoferit, kamioni i të cilit u përfshi nga rrymat e forta të ujit, si pasojë e përmbytjeve masive që përfshinë disa zona të Turqisë javën e kaluar.

Trupi i shoferit të kamionit, i identifikuar si Emin Ergün u gjet pranë Shanlıurfa.

Kujtojmë se, si pasojë e këtyre përmbytjeve në Şanliurfa dhe Adiyaman u shkaktuan 21 viktima dhe disa të tjerë vijojnë ende të zhdukur.