Objektivi Superligë, prezantohet trajneri i ri i Flamurtarit

Publikuar më: 24/3/2023, ora 13:45
KR DIEGO LONGO TRAJNER I RI I FLAMURTARIT frame 0 1280x720

Objektivi Superligë, prezantohet trajneri i ri i Flamurtarit

Publikuar më: 24/3/2023, ora 13:45

Diego Longo është trajneri më i ri i Flamurtarit. Pas eksperiencës te Kukësi, trajneri italian është prezantuar nga presidenti Idrizi si timonieri i ri i skuadrës së Flamurtarit. Në konferencën për shtyp, ai shprehu ambiciet e klubit ku qëllimi kryesor mbetet Superliga.                

“Faleminderit që jeni këtu, falënderoj drejtuesit dhe dua të them se nëse jam këtu jam për njerëzit që gjeta këtu, sidomos pas eksperiencave të tjera. Kam pasur edhe oferta të tjera, por nuk kam pranuar. Jam këtu duke menduar për 6 ndeshjet që kemi përpara, ajo që do të ndodhë më vonë nuk ka rëndësi, duhet të shkojmë në Superligë. Sot ekziston vetëm Flamurtari dhe këto 6 ndeshje”, tha Longo.

Nga ana tjetër dhe presidenti Idrizi tregoi se Flamurtari i ka idetë e qarta dhe rikthimi në elitën e futbollit shqiptar është një kusht për 100 vjetorin e klubit.

“Një karrierë të jashtëzakonshme. Shpresoj që të bëjmë punë të mëdha së bashku. Bashkëpunimi me trajnerin është një çështje emergjence për kohën e tanishme, por bashkëpunimi do të jetë i gjatë”, u shpreh presidenti Idrizi.

Aventura e Diego Longons në drejtim të Flamurtarit nis fundjavën tjetër me derbin  e Vlorës përballë Orikumit. Aktualisht, vlonjatët janë në vendin e tretë me 35 pikë, 2 më pak se Dinamo dhe 3 nga Skënderbeu kryesues.