Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Po tentohet të përsëritet 2019”, Bardhi: Dalja me dy kandidatë i siguron Ramës fitoren, asgjëson PD-në

Nga A2 CNN
24 Mars 2023, 21:27 | Politikë
“Po tentohet të përsëritet 2019”, Bardhi: Dalja me dy

“Po tentohet të përsëritet 2019-a”. Kështu u shpreh deputeti demokrat, Gazment Bardhi, duke ia hequr përgjegjësinë grupimit të Enkelejd Alibeajt dhe duke ia faturuar këtë grupimit të Sali Berishës. Në Intervistën me Merita Hakjan ai tha se mosdalja me një kandidat në zgjedhjet e 14 majit, do të sjellë sërish fitoren e Edi Ramës dhe do të asgjësonte PD-në.

“Ka pasur përpjekje që të jemi të përfaqësuar me një alternativë unike. Që betejën të mos ta kishim me demokratë, por me Ramën. Pjesa tjetër që janë rreshtuar me Berishën jo vetëm që nuk kanë qenë të hapur për zgjidhje, por kanë qëndruar i ngurtë për ta ndarë edhe në zgjedhje në dy pjesë PD-në dhe nuk ishin të gatshëm për të dëgjuar e propozimet tona dhe po nxisin diçka të rëndë për Shqipërinë. Po nxisin që zgjedhjet lokale të kenë rezultat të paracaktuar me fitues Edi Ramën dhe një betejë që do të asgjësonte çdo pjesë të PD. PD duhet të hynte e bashkuar për të synuar fitoren në 61 bashki. Grupimi që drejtohet nga Berisha ka objektiv përplasjesh mes demokratëve dhe përsëritjen e 2019-ës. Po tentohet të përsëritet 2019. Nëse demokratët përplasen me njëri-tjetrin, fiton Rama dhe rezultati është i njëjtë me 2019”.

Bardhi tha se grupimi Alibeaj ka gati 61 kandidatë për zgjedhjet e 14 majit.

“Ne kemi 61 kandidatë që janë të gatshëm të jenë në garë, filluam një proces për të vlerësuar përmes votës e opinionit publik dhe kjo nuk u pranua nga grupimi Berisha. Mundësia për kandidatë fitues ra pas përfundimit te bisedimeve mes meje e Palokës. Ne thamë që nëse ju mendoni që një pjesë e kandidatë tuaj janë të vlefshëm dhe të dhënat thoshin që janë fitues ne ishim të gatshëm t’i mbështesnin”.

Një vit e gjysmë konflikt i brendshëm në Partinë Demokratike, sipas Bardhit ka sjellë ndasi edhe në bazë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani