Polonia humbet në prag të ndeshjes ndaj Kombëtares

Publikuar më: 24/3/2023, ora 22:43
ceki poloni

Polonia humbet në prag të ndeshjes ndaj Kombëtares

Publikuar më: 24/3/2023, ora 22:43

Polonia ka pësuar një humbje të rëndë ndaj Republikës Çeke, 3 ditë para përballjes me Shqipërinë.

Në ndeshjen e parë të grupit E të kualifikueseve të Evropianit, Robert Leëandoëski me shokë u mposhtën 3-1 në transfertë, në një ndeshje që u zgjidh që në 3 minutat e para, kur vendasit shënuan plot 2 herë, me anë të Krejci (1’) dhe Cvancara (3’).

Në minutën e 64, çekët shënuan edhe të tretin, ndërsa Polonia regjistroi golin e nderit me anë të Sczymanski, në minutën e 87.

Të hënën, në Poloni do të debutojë Shqipëria në këto kualifikuese të Evropianit, me trajnerin Sylvinho që do të bëjë debutimin e tij në stolin kuqezi.

Në ndeshjen tjetër të grupit tonë, Ishujt Faroe dhe Moldavia barazuan 1-1.