Daton para qytetërimit islamik, zbulohet epiqendra e lashtë e industrisë së perlave

Nga A2 CNN
25 Mars 2023, 09:38 | Lifestyle

Një grup arkeologësh në Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan të hënën se kishin gjetur atë që besohet të jetë një nga qytetet më të vjetra në Gjirin Persik që merrej me industrinë e perlave. Vendbanimi antik, që daton para qytetërimit islamik në ato territore, ndodhet në ishullin Sinniyah, në pjesën lindore të emiratit Umm al-Quwain.

Sipas Departamentit të Turizmit dhe Arkeologjisë së emiratit në fjalë, qyteti me sipërfaqe 12 hektarë ka funksionuar plotësisht si i tillë në fund të shekullit VI dhe deri në mes të shekulli VIII. Sipas kërkuesve ai mund të ketë qenë një ndër qendrat e banuara më të vjetra në territorin që sot përbën Emiratet e Bashkuara Araba dhe besohet që në të të kenë jetuar mijëra banorë, shumë prej të cilëve merreshin me industrinë e perlave.

Shtëpitë aty ndërtoheshin me gurët e plazhit që ndodheshin aty pranë dhe me materiale të tjera përreth, ndërsa çatitë me dru palme.

Sipas Timothy Power, profesor i asociuar i arkeologjisë në Universitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ky qytet i bazuar te industria e perlave është i veçantë nga të tjerët që gjendeshin në zonë. Jo vetëm për shkak të madhësisë dhe vjetërsisë, por edhe për shkak se aty njerëzit jetonin gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në sezonin e gjuetisë. Sipas tij, banorët me shumë gjasa ishin të krishterë, pasi qyteti ndodhet pranë një manastiri të lashtë të zbuluar vitin e kaluar.

Sipas Departamentit të Turizmit dhe Arkeologjisë të Umm al-Quwain, nxjerrja e perlave, që realizohet përmes zhytjes dhe kapjes së midhjeve apo molusqeve nga thellësitë e deteve apo liqeneve, është praktikuar prej më shumë se 7000 vitesh.

https://a2news.com/2021/04/24/jo-vetem-dubai-dhe-abu-dhabi-zbuloni-emiratet-qe-nuk-i-njeh-askush/
https://a2news.com/2022/02/18/zbulohen-ndertesat-8500-vjecare/
https://a2news.com/2019/10/21/perla-8000-vjecare-ekspozohet-per-here-te-pare-per-publikun/

A2 CNN Livestream

A2 Sport