Kosova sfidon në orën 18:00 Izraelin për pikët e para në grupin I

Publikuar më: 25/3/2023, ora 14:28
MB KOSOVA PRAG IZRAEL frame 714 1280x720

Kosova sfidon në orën 18:00 Izraelin për pikët e para në grupin I

Publikuar më: 25/3/2023, ora 14:28

Mbrëmjen e kësaj të shtune, Kosova debuton në kualifikueset e Euro 2024. Dardanët luajnë ndeshjen e parë të Grupit I, në transfertën e vështirë me Izraelin. Skuadra e drejtuar nga Alen Zhires i ka të gjithë futbollistët në dispozicion dhe do të mbështetet te yjet Amir Rrahmani në mbrojtje dhe Milot Rashica e Vedat Muriqi në sulm.

Me kualitetin e lart teknik që ka në dispozicion, Kosova beson se mund t’ia dalë të arrijë kualifikimin historik në fazën finale të eventit. Ndeshja në Tel Aviv do të nisë prej orës 18:00.